Bastiset shtëpia e një të dyshuari në Gjakovë, konfiskohen mbi një kilogram kokainë dhe armë automatike

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi një kilogram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, marihuanë, armë automatike dhe municion gjatë bastisjes së një shtëpie në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, bastisja është kryer sot nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Trafikim me Narkotikë, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, në pronësi të një të dyshuari kosovar të lindur në vitin 2004, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 1 kilogram e 9 gramë kokainë dhe 4.14 gramë marihuanë.

Policia ka bërë të ditur se si prova janë konfiskuar edhe një armë automatike, një karikator me 24 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe dy karikatorë me 20 fishekë të kalibrit PPU 32.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar gjithashtu 1 mijë e 175 euro, 200 franga zvicerane, një dollar amerikan, 200 lekë dhe 100 rubla ruse.

Në mesin e provave të konfiskuara janë edhe dy telefona të markës iPhone, njëri prej tyre i dëmtuar, një peshore elektrike dhe një fletore me shënime të ndryshme.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar ndalimin policor të të dyshuarit për 48 orë.

Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika