Berisha: Ministrisë së Arsimit nuk i intereson nxënësi, por beteja politike e shprehur me pandjeshmëri ndaj fëmijëve

Ish-zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Arsimit (MAShT) që festa zyrtare e pushimit të mos vlejë për arsimtarët.

Berisha ka thënë se kjo është “absurd”, duke shtuar se kjo është e njëjta sikur me heqjen e pushimit pranveror për nxënësit.

“Vendimi i Ministrisë së Arsimit që festa zyrtare e pushimit të mos vlejë për arsimtarët është absurd ashtu sikurse edhe heqja e pushimit pranveror për nxënësit”, ka shkruar Berisha.

Sipas ish-ministrit të Punëve të Jashtme, qëllimi i Ministrisë së Arsimit “pët të penalizuar arsimtarët duke i privuar nxënësit nga pushimi i veçon ata nga të gjithë bashkëmoshatarët evropianë”.

Berisha ka shtuar se në të njëjtën kohë “është tregues se Ministrisë nuk i intereson nxënësi por beteja politike e shprehur me pandjeshmëri ndaj fëmijëve dhe identifikon primitivizmin e hakmarrjes”.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar dhe Këshilli i Prindërve, i cili ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shekncës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT) që të respektohet mbajtja e pushimit pranveror për nxënësit e sistemit parauniversitar të Kosovës.

“Më shumë sesa të shqetësuar e të mllefosur që na shkelën të drejtat e fëmijëve shpesh, përsëritur e krejtësisht hapur (pa asnjë pasojë për shkelësit); e që anshkalohemi si Këshill për shkak të qëndrimeve parimore e të drejta, është heshtja e çuditshme e krejt institucioneve të vendit dhe palëve të tjera për këto shkelje të rëndë të drejtash. Të krijohet përshtypja sikur ky vend nuk ka President, nuk ka Kryeministër, nuk ka Kuvend, nuk ka prokurori e gjykata, nuk ka Avokat të Popullit, nuk ka Këshill për Mbrojtjen e të Drejtave, nuk ka akademi, nuk ka kryetarë komunash e drejtori komunale të arsimit, nuk ka opinionistë, nuk ka përfaqësi ndërkombëtare (që deklarohen edhe për çështje krejt minore), nuk ka organizata që mbrojnë të drejtat e fëmijëve. Jemi vetëm ne e fëmijët tanë”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prindërve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika