Kryetari i Obiliqit nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi mbështet marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Është paralajmëruar tash e disa ditë që të dielën e dy prillit do të marshohet në nder të ish-krerëve të UÇK-së, një ditë para fillimit të gjykimit të tyre në Hagë. Kjo iniciativë është mbështetur edhe nga kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së  Obiliqit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbështetur marshin e së dielës në  mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Të dielën 02 prill, të gjithë së bashku, marshojmë për drejtësi!”, ka shkruar ai.

Është paralajmëruar tash e disa ditë që të dielën e dy prillit do të marshohet në nder të ish-krerëve të UÇK-së , një ditë para fillimit të gjykimit të tyre në Hagë.

I njëjti do të fillojë të dielën në orën 14;00, nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

3 prilli është data e fillimit të gjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe  krime kundër njerëzimit.

Ish-krerët, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, akuzohen për burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Për të  gjitha akuzat, të njëjtit janë deklaruar të pafajshëm.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika