Naim Abazi pranon që ka bërë ndërhyrje estetike

Këngëtari Naim Abazi derisa ishte mysafir në emisionin ''Pa tekst'' në RTV Dukagjini së bashku me këngëtaren njëherit gruan e tij, Mihrije Braha, ka pranuar se ka bërë ndërhyrje estetike

Të ftuar në emisionin “Pa tekst”, me moderatoren Donika Hyseni, ishin Naim Abazi dhe Mihrije Braha, e cila shpesh është komentuar për dukjen e saj të re.

Teksa moderatorja po fliste për ndryshimet e viteve të fundit të pamjes fizike të Naimit, ai ka thënë se kishte bërë disa ndryshime të vogla, ndërsa Mihrija ndërlidhet dhe tregon se ajo nuk ka bërë ndërhyrje.

“Të gjithë fokusin publiku e ka tek Mihrija, për ndërhyrjet estetike. Në shtëpinë tonë i vetmi njeri që ka bërë ndërhyrje është Naimi”, është shprehur Mihrije Braha.

Nga ana tjetër, Naim Abazi shtoi se miku i tij i cili është profesor doktor e ka ftuar që të bëjë një ndërhyrje të vogël, për shkak të estetikës. Atij i është vendosur acid hilauronik, i cili është një substancë natyrale që gjendet tek sytë dhe tek nyjet.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika