Zelensky dhe Von der Leyen flasin për sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të diskutuar për sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

“U bisedua për mbështetjen për Ukrainën, por në veçanti, nevojën për të përgatitur paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë”, tha zyra e Zelensky-t.

Më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja miratoi paketën e 10-të të sanksioneve.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, paralajmëroi atëherë se blloku evropian do të vazhdojë vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë – dhe do ta bëjmë këtë për aq sa të ketë nevojë, derisa Ukraina të çlirohet nga agresioni brutal rus”, tha ai, shkruan REL.

Në paketën e 10-të përfshihen sistemet e armatimit, përfshirë dronët, raketat, helikopterët dhe kamerat termike në listën e eksporteve të ndaluara. BE-ja vendosi gjithashtu kufizime të tjera në importin e produkteve që gjenerojnë të hyra për Rusinë, përfshirë asfaltin dhe gomën sintetike.

Në listë u shtuan edhe 96 subjekte që mbështesin kompleksin ushtarak dhe industrial rus, përfshirë edhe shtatë kompani iraniane që prodhojnë dronë ushtarakë për Moskën.

Pas telefonatës, Von der Leyen tha se Ukraina do të jetë një temë e rëndësishme gjatë takimeve të saj me presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin. Ajo dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, do ta vizitojnë Kinën nga data 5 deri më 7 prill.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika