Vajza e Gani Gecit për “Komunikatën 59”: Babanë tim s’ka mundur ta shkatërrojë Millosheviqi, e lëre më Thaçi

“Familjen time dhe babanë tim s’ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja e Millosheviqit, jo po e shkatërron Hashimi nga Buroja”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Marigona Geci

Lidhur me “Komunikatën 59”, e cila është përmendur në seancën e parë në procesin gjyqësor kundër ish-liderëve të UÇK-së, në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Marigona Geci, vajza e Gani Gecit, i cili është subjekt i kësaj komunikate.

Ajo ka falënderuar Selimin e Krasniqin për zbardhjen se kush e ka shkruar “komunikatën 50”, ku sipas saj, Thaçi nëpërmjet kësaj komunikate është “munduar që të shkatërrojë familjen e saj”.

“Në emrin timin dhe familjes Geci, dua ta falënderoj Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për zbardhjen e komunikatës 59. Pas publikimit të aktakuzës, e kam lexuar një pjesë të deklaratës të Selimit rreth babait tim, rreth bashkëluftëtarit të Adem Jasharit. Sipas deklaratës të Rexhep Selimit, përmes një thirrje telefonike satelitore, Thaçi i kishte lexuar komunikatën 59 Selimit, kur Selimi e kishte pyetur pse e kishte përfshirë të pavërtetën rreth Gecit, Thaçi ishte përgjigjur në mënyrë që ta shkatërrojmë plotësisht. Sipas deklaratës të Rexhep Selimit, Thaçi paska tentuar ta shkatërrojë familjen dhe babanë tim. Edhe në vitin 1945, Serbia është munduar ta shkatërrojë familjen time, por ka shpëtuar babagjyshi im Ademi, ndërsa tani përveç gjashtë xhaxhallarëve të mi dhe babait, jemi 120 anëtarë të tjerë”, ka thënë Geci.

Geci ka thënë se babanë e saj, Ganin, s’ka mundur “ta shkatërrojë UDB-ja e Millosheviqit, e lëre më Thaçi”.

“Familjen time dhe babanë tim s’ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja e Millosheviqit, jo po e shkatërron Hashimi nga Buroja”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika