Në korrik, Lituania do të kërkojë që Ukrainës t’i jepet ftesa për anëtarësim në NATO

129 deputetë kanë votuar pro rezolutës për anëtarësimin e Ukrainës në NATO në korrik. Ndërkaq, aplikimin për anëtarësim Ukraina e kishe dorëzuar më 30 shtator të vitit të kaluar

Është miratuar rezoluta e parlamentit lituanez, e cila propozon që Ukrainës t’i jepet ftesa për anëtarësim në NATO gjatë samitit të aleancës që do të mbahet në korrik në Lituani.

Nga 141 deputetë të parlamentit, 129 morën pjesë në votim dhe të gjithë e votuan pro rezolutës.

“Ne besojmë se Ukraina do të kontribuojë në sigurinë tonë dhe do ta bëjë NATO-n më të fortë,” tha kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, Zygimantas Pavilionis.

Samiti i ardhshëm i NATO-s është planifikuar të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, transmeton REL.

Ndërkaq në shkurt, Ukraina tha se shpreson që ta marrë ftesën për anëtarësim në NATO në fillim të kësaj vere, gjersa aplikimin e kishe dorëzuar më 30 shtator të vitit të kaluar.

Ndër të tjera, tashmë kanë kaluar më shumë se një vit pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika