“Kurti s’mund t’i ik asaj që ka ndodhur”, Haliti: Realizimi pa pengesa i marrëveshjes me Serbinë, mund të sjellë njohjet dhe integrimin në OKB

"Unë personalisht, e kam vlerësuar pozitive nënshkrimin e marrëveshjes, politikisht, partia në të cilin jam ka insistuar dhe po insiston që çështje kryesore me qenë njohja reciproke"

Deputeti i PDK-së, Xhalit Haliti, në emisionin “Five”

Deputeti i PDK-së, Xhalit Haliti, në emisionin “Five” ka thënë se realizmi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, mund të rritë numrin e shteteve që e kanë njohur Kosovën. Haliti beson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kuptuar nuk mund t’i ik asaj që ka ndodhur në të kaluarën.

Dhe kështu sipas Halitit, këto shtete që njohin Kosovën mund të garantojnë votim e në institucionet ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

“Besoj që nënshkrimi i marrëveshjes në qoftë se realizohet, në qoftë se në nuk bëjmë pengesë për zbatimin e marrëveshje atëherë mendoj që bashkësia ndërkombëtare ne bashkëpunim me qeverinë, presidentin dhe parlamentin mund ta rrisin numrin e vendeve të njohjeve, që mund të garantojnë votimin në institucionet ndërkombëtarë, përshirë edhe OKB-në”, ka thënë Haliti.

Haliti theksoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet që t’i eliminojnë problemet që i kanë me njëra tjetrën që të bëhen pjesë e Evropës.

“Unë personalisht e kam vlerësuar pozitive nënshkrimin e marrëveshjes, politikisht partia në të cilin jam ka insistuar dhe po insiston që çështje kryesore me qenë njohja reciproke. Por ne kemi marrëveshjen e 2013 dhe 1025 dhe ato marrëveshje kemi me i zbatu dhe aneksi është për me e rregullu kohën për marrëveshje që janë nënshkruar. Besoj që e ka kuptuar edhe Kurti që nuk mund t’i ik asaj që ka ndodhë”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika