“Qeveria dëshiron të ua marrë miliona euro komunave”, kryetari i Vushtrrisë: Të hyrat vetanake janë të hyra të garantuara me Kushtetutën e Kosovës

"Nëse Qeveria e RKS-së i merr këto para neve na mbesin shumë projekte pa realizuar të cilat veç i kemi planifikuar dhe disa të kontraktura"

Qeveria e Kosovës

“Më të thanë të drejtën kjo temë nuk ish dashtë as të diskutohet, sepse të hyrat vetanake janë të hyra të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, të cilat i mbledhin komunat nga taksat e qytetarëve”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në emisionin “Five” duke komentuar bllokim e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake.

Idrizi ka theksuar se nëse Qeveria i merr komunës së Vushtrrisë të hyrat e vitit 2021, të cilat janë rreth 1 milionë e 200 mijë euro, atëherë kësaj komune do ti mbesin shume projekte pa realizuar.

“..kjo na ka sjell shumë telashe për shkak se ne sot i kemi dorëzu formularët në ministrinë Financave u dashtë ti përgatisim tri variante… Një variant është ajo pjesë e të hyrave të bartura nga viti 2022, të cilat lejohen për shfrytëzim dhe një variant nga të hyrat shtesë dhe një variant është dashur të përgatitët nga të hyrat e vitit 2021 që komuna e Vushtrrisë i ka 1 milionë e 200 mijë euro. Nëse Qeveria e RKS i merr këto para neve na mbesin shumë projekte pa realizuar të cilat veç i kemi planifikuar dhe disa të kontraktura”, ka thënë Idrizi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika