Zelenskyy shtron iftar për ushtarët myslimanë: Fillimi i një tradite gjatë Ramazanit

Sipas presidentit ukrainas, tashmë një iftar me zyrtarët dhe komunitetin mysliman do të jetë një traditë e përvitshme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi më 7 prill se tashmë Ukraina po fillonte një traditë të re të pritjes së vakteve zyrtare të iftarit gjatë Ramazanit.

Zelensky e njoftoi këtë teksa mori pjesë në iftarin e parë “zyrtar” më 7 prill, me ushtarakë myslimanë, përfaqësues të trupit diplomatik jashtë një xhamie në qendër të Kievit.

Iftari shërbeu edhe si rast për të falënderuar komunitetin mysliman për mbrojtjen e Ukrainës.

“Dhe me këtë, ne pohojmë se Ukraina vlerëson çdo person, vlerëson çdo komunitet”, tha Zelensky, duke shtuar se “diversiteti është pjesë e karakterit të Ukrainës”, raporton “The Kyviv Independent“.

Në Islam, iftari është vakti që prish agjërimin ditor gjatë muajit të Ramazanit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika