Abdixhiku në 24-vjetorin e Betejës së Koshares: Kosharja na qëndron si shenjë rikujtimi se çdo ditë është detyrim shërbimi ndaj Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e Betejës së Koshares, ka thënë se "Kosharja sot qëndron si tempull rikujtimi për gjithë sakrificën e djemve e vajzave të vendit..."

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e Betejës së Koshares, ka thënë se “Kosharja sot qëndron si tempull rikujtimi për gjithë sakrificën e djemve e vajzave të vendit për të sotmen tonë dhe të ardhmen e brezave që vijnë”.

“Na qëndron si shenjë rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku në Koshare

“Sot, nderojmë Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin, dhe secilin hero të rënë në altarin e lirisë. Kosharja, vendi i fundit i tyre, është themel i lirisë sonë”, ka shkruar tutje i pari i LDK-së.

Abdixhiku ka nderuar të gjithë të rënët e huaj në rrugëtimin tonë drejt lirisë. “Nderojmë të shkuarën tonë të lavdishme e të dhimbshme. Lavdi!”, ka theksuar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së në Koshare

24 vjet nga Beteja e Koshares

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika