Gjermania paralajmëron ndalimin e hyrjes për sportistët rusë

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, kaparalajmëruar se do t'i ndalojë atletët rusë të hyjnë në vend nëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i lejon ata të konkurrojnë

Ekipi i Ukrainës gjatë parakalimit të atletëve në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit 2022.

Sportistë nga Rusia mund të përballen me refuzimin e hyrjes në Gjermani nëse lejohen të marrin pjesë përsëri në ngjarje sportive ndërkombëtare, ka bërë të ditur ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.

Faeser u ka thënë gazetave të hënën se për atletët rusë do të zbatohen rregulloret përkatëse të vizave.

“Vendet ku zhvillohen ngjarje të mëdha sportive nuk janë të pafuqishme. Ata mund të kontrollojnë nëpërmjet lëshimit të vizave nëse rusët mund të marrin pjesë në gara,” ka thënë Faeser.

“Ne mund të veprojmë në përputhje me rrethanat kur organizojmë gara ndërkombëtare në Gjermani. Ne do të veprojmë gjithmonë me një qëndrim të qartë për këtë”, ka shtuar ajo.

Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia janë ndaluar të marrin pjesë në shumicën e ngjarjeve sportive ndërkombëtare që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Komitieti Ndërkombëtar Olimpik (KNO) tani ka rekomanduar ripranimin e tyre, në kushte strikte dhe si atletë neutralë, raporton REL.

Përderisa organet drejtuese të sporteve të atletikës dhe të kalërimit kanë thënë se nuk do të heqin ndalimin e tyre, të tjerë si gjimnastika, mundja dhe luftërat me shpata janë gati t’i mirëpresin ata.

Kjo ka bërë që Gjermania, Polonia dhe vende të tjera të thonë se nuk do të organizojnë gara të luftërave me shpata, që parashiheshin të mbahen këtë vit.

Politikanët nga më shumë se 30 vende – kryesisht perëndimore – kishin shprehur kundërshtime të forta ndaj planeve të KNO-së, por presidenti i këtij Komiteti ka sulmuar qeveritë lidhur me këtë qëndrim, duke paralajmëruar se një ndërhyrje e tillë mund të jetë fundi i Lojërave Olimpike dhe ngjarjeve ndërkombëtare sportive.

Por, Faeser tha se t’i ofrohet presidentit rus, Vladimir Putin, ”një skenë propagandistike” do t’i tradhtonte të gjitha vlerat e sportit.

Gjithashtu, ajo tha se është “krejtësisht e papranueshme që atletët ukrainas të përballen me atletë që konkurrojnë për një vend që po vret kaq shumë civilë në Ukrainë”

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika