Ahmeti: Asnjë Qeveri nuk ka ndërmarrë vendime në lidhje me zjarrfikësit

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, ka deklaruar se Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për zjarrfikësit që nga paslufta. Sipas tij, ata kanë mbetur pa përkrahje institucionale dhe me shumë sfida të pazgjidhura prej vitesh

Tahir Ahmeti

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti, ka thënë se asnjë Qeveri deri më tani nuk ka bërë mjaftueshëm apo asgjë në lidhje me zjarrfikësit.

“Pothuajse asnjë Qeveri deri më tani nuk ka bërë asgjë apo ka bërë shumë pak për shërbimin zjarrfikës, qe nga paslufta ku ky shërbim ka mbetur pa përkrahje institucionale, me shume sfida e probleme te pazgjidhura” ka deklaruar Ahmeti për RTV Dukagjinin.

“Jo vetëm në këtë ditë të zjarrfikësve, por vazhdimisht duhet t’u jemi mirënjohës, duke e vlerësuar dhe respektuar punën e tyre jetike, të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur të tjerët. Pra duhet përkrahje institucionale e vazhdueshme në mënyrë që zjarrfikësit të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve.”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka theksuar se nuk është i zgjidhur akoma statusi juridik i zjarrfikësve, dhe se nuk paguhen ndërrimet e natës, festat, orët jashtë orarit ashtu siç është e përcaktuar me ligj.

“Investimet ne shërbimin zjarrfikës dhe shpëtimit janë minimale nga institucionet, numri i zjarrfikësve është mjaft i vogël, mosha mesatare është rreth të 50-ve”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu, ai ka thënë se mjetet e punës të zjarrfikësve janë të pakta dhe të stërvjetëruara. Sipas tij, ato nuk i plotësojnë kriteret për punën qe e bëjnë zjarrfikësit.

Sipas Ahmetit, dihet sa i rrezikshëm është profesioni i zjarrfikësit, dhe mossigurimi shëndetësor shkakton problemin më të madh.

Gjithashtu, ai deklaroi se nuk duhet që vetëm këtë ditë të zjarrfikëseve të jemi mirënjohës ndaj tyre, por duhet përkrahje e vazhdueshme institucionale.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, kishte premtuar se ministria që ai udhëheq do t’ua përmbush kërkesat zjarrfikësve.

Xhelal Sveçla, ministrii i Punëve të Brendshme

Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, vitin e kaluar, Sveçla kishte premtuar se përveç përmirësimit të kushteve të punës, kishte theksuar se do të zgjidhet edhe statusi juridik i tyre.

Por, një vendim në lidhje me përmirësimin e kushteve të zjarrfikësve dhe të statusit juridik deri më tani nuk është realizuar.

Ndërkaq, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, ka deklaruar për RTV Dukagjinin se nuk janë marrë parasysh të drejtat e zajrrfikësve, duke theksuar mungesën e sigurimeve shëndetësore.

Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve i gjen zjarrfikësit në Kosovë në gjendje të rënduar

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika