Azemi: Punëtorët e sektorit privat po trajtohen si skllevër nga Qeveria

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët e sektorit privat nuk janë në mëshirën e askujt

Jusuf Azemi,

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, teksa ka folur për pushimet e gjata të sektorit publik për shkak të festave, ka thënë se punëtorët e sektorit privat nuk janë në mëshirën e askujt.

Në një linjë direkte në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Azemi ka thënë se Qeveria aktuale në krye me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, po i trajton sikur skllevër.

“E kemi problem pse nuk po respektohet ligji i punës aty ku në momentet ku ne si punëtorë punojmë në ditë të vikendit apo në ditë të festave ne duhet paguar ashtu siç na takon me ligjin e punës. Jemi të sanksionuar edhe atëherë kur qeveria ndau mjete për sektori publik dhe jo edhe për atë privat, dhe mund të themi që qeveria punëtorët e sektorit privat po i trajton sikurse skllav”, ka thënë ai.

“Punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë lënë në mëshirë të askujt”, shtoi Azemi.

Azemi po ashtu ka theksuar se vetëm gjatë tre mujorit të fundit, janë nëntë punëtorë të sektorit privat të cilët kanë humbur jetën në vendin e punës.

“Jemi shumë hendikepuar pasi kjo qeveri që ka premtuar ngritje të pagës, krijim të kushteve shumë më të mira, tash vetëm në tre mujorin e fundit, 9 punëtorë të sektorit privat kanë humbur jetën. Kemi kërkuar që të kemi një fond të veçantë sepse në këto raste shumica e atyre që po humbin jetën janë punëtorë të varfër”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika