Atentat ndaj kreut të PD-së Benard Ndreca, pamje nga shpërthimi dhe momenti i vendosjes së tritolit

Në veturën e kryetarit të PD-së në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndreca, nga persona ende të paidentifikuar është vendosur tritol. Pas shpërthimit ai nuk ka pësuar lëndime, por vetëm dëme materiale

Pamje e shpërthimit të tritolit në makinën e kreut të PD-së, Bernard Ndreca.

Një atentat me tritol ka ndodhur në mëngjesin së martës në Vaun e Dejës, ku raportohet se objektiv ka qenë kreu i Partisë Demokratike, Benard Ndreca.

Para shpërthimit ai kishte hipur në veturë dhe ndodhej me nënën e tij.

Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale, çka lë të kuptohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël.

Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur dy persona të maskuar kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse në mjet si dhe të momentit të shpërthimit.

Benard Ndreca në një prononcim për mediat shqiptare është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik.

Më tej, ai është shprehur se nga kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes.

Po ashtu, Ndreca ka bërë thirrje që politika të distancohet dhe policia dhe të lënë qytetarët të lirë të votojnë.

Euronews Albania ka mundur të sigurojë pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, kur automjeti i tipit “Audi” i kreut të grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Vaun e Dejës Ndreca hidhet në erë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon mbledhjen e provave që mund të bëjnë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika