Shaqiri: Ndeshja ndaj Kosovës do jetë moment krenarie, do të kemi mikpritje të ngrohtë

Me datë 9 shtator, Kombëtarja e Kosovës dhe Zvicra do përballen ndërmjet vete, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

I emocionuar për këtë përballje në stadiumin “Fadil Vokrri”, është mesfushori me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Në një intervistë për mediumin britanik, “The Guardian” – Shaqiri tregoi se e veçantë është kjo ndeshje për të.

“Unë luaj për Zvicrën, por jam lindur në Kosovë dhe i dua të dyja vendet. Do ta jap 100 për qindëshin nga vetja për Zvicrën. Do të jetë një moment krenarie, natyrisht. Do ta shijoj çdo moment duke luajtur atje sepse krejt familja ime do të vijë në stadium. Do të jetë mjaft emocionuese për mua. Dhe, jam i sigurt se do ta kemi një mikpritje të ngrohtë”, tha ai fillimisht.

Teksa, nuk la pa përmendur edhe “plagët”  e të kaluarës, nga lufta në Kosovë.

“Shtëpia e jonë ishte djegur. Në mure ishin shkruar gjëra. Gjithçka ishte e thatë”.

Xherdani – momentalisht luan në elitën e futbollit amerikan, kurse në të kaluarën ka pasur një karrierë të pasur.

Ai është fitues i dyfishtë i Ligës së Kampionëve,  por në sirtar gjithashtu ka trofeun e Premierligës dhe Bundesligës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika