LDK-ja akuzon Qeverinë: Ky pushtet është i paaftë, kjo qeverisje po i kushton Kosovës shtrenjtë

LDK-ja thotë se kjo qeveri që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për paaftësi, duke thënë se kjo qeverisje po i kushton shtrenjtë vendit.

Në një postim në Facebook, LDK-ja thotë se kjo qeveri, që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar.

“5 miliardë euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhën e pasluftës. Rritje rekorde e importeve, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike. Ky pushtet është i paaftë! Kjo qeverisje po i kushton Kosovës shtrenjtë”, thuhet në postimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, nuk është bërë asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor.

Pos kësaj, LDK-ja vlerëson se nuk është bërë asnjë investim i huaj në prodhim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika