Elshani: Mbledhja e KQZ-së është shtyrë ngase nuk kishim shumë informacione

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e cila ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë për ditën e nesërme. Lidhur me shtyerjen e saj, Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani ka deklaruar se KQZ-ja nuk ka pranaur detaje të hollësishme lidhur me qendrat e votimit dhe për rrjedhojë, nuk ka mbajtur mbledhjen e planifikuar

Arianit Elshani, Anëtar i KQZ-së në
Arianit Elshani, Anëtar i KQZ-së në "FIVE" të RTV Dukagjini

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arianit Elshani ka deklaruar se mbledhja e KQZ-së e planifikuar për ditën e martë është shtyerë si shkak i informacioneve jo të mjaftueshme për vendvotimet në veri të vendit.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Elshani ka deklaruar se KQZ ka dërguar një listë të qendrave të votimit mirëpo për të njëjtat, nuk kishte pranuar detaje të hollësishme.

“Kjo mbledhje sot më dështoj për shkak të informacioneve të pamjaftueshme që kishim si KQZ lidhur me vlerësimin e sigurisë së qendrave të votimit në këto komuna ku do të zhvillohet procesi i votimit më 23 prill dhe kemi kërkuar që të kemi detaje më të hollësishme, të dimë saktë nivelin edhe të sigurisë dhe vlerësimet e MB-së për secilën qendër të votimit. Meqënëse ne e kemi dërguar një listë të qendrave të votimit, atë që e kemi praktikuar edhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor të vitit 2021 dhe ato parlamentare të vitit 2021, kemi konsideruar që procesi i votimit duhet zhvilluar në të njëjtat qendra të votimit ku është zhvilluar edhe më parë. Mirëpo nga lista që kemi marrë, nuk kemi marrë detaje të hollësishme lidhur me atë vlerësim prandaj kemi kërkuar që e njëjta të plotësohet e më pas të trajtohet në KQZ. Kjo ka qenë arsye pse mbledhja nuk është mbajtur sot”, ka deklaruar ai.

Lidhur me çështjen, Elshani ka deklaruar se nuk ekziston një plan i dytë gjersa ka theksuar se modifikimet mund të bëhen vetëm në rast të rekomandimeve nga organet e sigurisë si dhe një konstatim tjetër i situatës.

“Nuk ka absolutisht një plan B, ne kemi alternativat tona si KQZ. Mund t’i modifikojmë por sigurisht këto vijnë pas një konstatimi të gjendjes dhe përderisa nuk kemi një konstatim real nga organet e sigurisë, ne nuk mund të vazhdojmë me plane të tjera…presim rekomandime dhe vlerësime konkrete nga ta, detaje të hollëishmje mbi qendrat e votimit”, ka deklaruar Elshani.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që qendrat e votimit të jenë afër votuesëve, gjë e cila mbetet edhe si kërkesë evidente e KQZ-së.

 

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika