Britania sanksionon bashkëpunëtorë të oligarkëve rusë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur listën e re të sanksioneve lidhur me pushtimin rus të Ukrainës

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur listën e re të sanksioneve lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

Me vendimin e ri janë shënjestruar “ata persona që me vetëdije kanë ndihmuar” oligarkët e sanksionuar rusë, sikurse ish-pronarin e klubit futbollistik Chelsea, Roman Abramovich.

Masat e reja kanë shënjestruar Demetris Ioannides dhe Christodoulos Vassiliades, dy qipriotë “ndërmjetësues profesionistë” që Britania i akuzon se kanë ndihmuar Abramovichin dhe ish-ansionarin në Arsenal, Alisher Usmanov.

Ioannides ka krijuar “struktura të dyshimta offshore [jashtë vendit]” që janë përdorur nga Abramovich për të fshehur mbi 760 milionë funte në asete para se të sanksionohej vitin e kaluar, ndërkaq avokati Vassiliades ka krijuar fonde të mirëbesimit dhe kompani offshore që janë përdorur nga Usmanov, tha Qeveria britanike.

Usmanovit, oligark i lidhur me Kremlinin, iu sanksionua rrjeti financiar – që përfshin kompanitë USM, Curzon Square Limited dhe Hanley Limited – nga autoritetet britanike.

“Ne po mbyllim rrugët për elitën ruse dhe për ata që po tentojnë t’iu ndihmojnë që të fshehin paratë e tyre nga lufta”, tha sekretari i Jashtëm, James Cleverly, duke u zotuar se për ta “nuk ka vend ku mund të fshihen”.

“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përndjekë ata që e mbështesin këtë luftë. Ne nuk do të ndalemi derisa të ndalet presidenti rus, Vladimir Putin”, ka thënë ai.

Zyra për Jashtë dhe Zhvillim e Britanisë deri më tani ka vendosur një sërë runde sanksionesh që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, duke shënjestruar anëtarë të familjeve të oligarkëve dhe ata individë që oligarkët përdorin “për të fshehur asetet e tyre”.

Në listën e sanksioneve është përfshirë edhe prezantuesja televizive ukrainase, Oksana Marchenko, burri i së cilës, pasaniku ukrainas Viktor Medvedchuk, që më herët ishte deputet, u dërgua në Rusi në një këmbim të burgosurish vitin e kaluar.

Shumë oligarkë, përfshirë Abramovichin dhe Usmanovin, kanë ngritur padi ndaj sanksioneve që kanë vendosur Britania dhe Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika