Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen dy armë, njëri rast në një aheng familjar në Rashkoc të Gjakovës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.

Në rastin e parë, patrulla policore gjatë kryerjes së detyrave rutinë në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka ndalur një veturë, të cilën e ngiste i dyshuari B.S., i lindur në vitin 1990, shtetas i Republikës së Kosovës, në posedim të të cilit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit TT dhe tetë copë fishekë.

Armët e sekuestruara nga Policia e Kosovës

Në rastin e dytë, pasi në një aheng familjar në fshatin Rashkoc-Gjakovë ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri, është arrestuar i dyshuari H. R., i lindur në vitin 1986, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili zyrtarëve policorë u kishte dorëzuar një pushkë gjysmautomatike me një karikator, të cilën e kishte në posedim të paautorizuar.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent, me vendimin e të cilit, armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika