Krasniqi në takim me Abazoviqin: Kërkova mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në rrugën e përbashkët drejt integrimit euro-atlantik

Këtë të premte kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe delegacionin e tij

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, , Dritan Abazoviç

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe delegacionin e tij.

Krasniqi dhe Abazoviq kanë diskutuar për raportet fqinjësore mes dy shteteve dhe mundësitë e reja të thellimit të bashkëpunimit.

“Marrëveshja e nënshkruar sot për shfrytëzimin e hapësirës ajrore është një lajm i mirë dhe urova që ajo të zbatohet sa më parë. Si anëtare e NATO-s dhe shtet që ka bërë progres në procesin e anëtarësimit në BE, nga Kryeministri Abazoviç kërkova mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në rrugën e përbashkët drejt integrimit Euro-Atlantik”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka informuar Abazoviqin mbi zhvillimet me rëndësi në Kosovë, “përfshirë shqetësimin tonë për emigrimin masiv të të rinjve tanë dhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila, për PDK-në, mbetet e pamjaftueshme dhe që nuk arrin qëllimet tona shtetërore”.

“Në fund të takimit, me Kryeministrin Abazoviç diskutuam edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në fushën e turizmit dhe krijimit të kushteve optimale për qytetarët e të dy vendeve gjatë vizitave dhe pushimeve vjetore”, ka shtuar Memi Krasniqi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika