SpaceX merr miratimin për provën e parë me raketën Starship

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata Federale e Aviacionit (FAA), të premten e 14 prillit ka miratuar një licensë nga themeluesi i kompanisë SpaceX, Elon Musk

Foto: AP

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata Federale e Aviacionit (FAA), të premten e 14 prillit ka miratuar një licensë nga themeluesi i kompanisë SpaceX, Elon Musk.

Agjencia federale i dha dritën jeshile firmës SpaceX që të lëshojë për herë të parë në orbitë raketën Starship, duke hapur rrugën për një fluturim provë, vendimtar për synimet hapësinore të kompanisë.

“Pas një procesi gjithëpërfshirës për licensimin, FAA doli në përfundimin se SpaceX i përmbush të gjitha kërkesat për sigurinë, mjedisin, rregulloret, ngarkesën, integrimin hapësinor dhe përgjegjësitë financiare”, thuhet në një deklaratë të lëshuar të premten nga FAA, duke shtuar se licensa është e vlefshme për pesë vjet.

Ky lëshim është planifikuar të bëhet të hënën më 17 prill, shkruan në rrjetin Twitter kompania SpaceX. Raketa do të lëshohet nga qendra hapësinore e kompanisë në Boca Chica të Teksasit. Lëshimi për provën 150 minuta të gjatë mund të bëhet nga ora 5:30 e mënjesit deri në orën 14:00, sipas orës lokale.

Raketa Starship është një sistem transporti plotësisht i ripërdorshëm, i ndërtuar për të transportuar ekuipazhin dhe ngarkesën në orbitën e Tokës, për të ndihmuar njerëzimin të kthehet në Hënë dhe të udhëtojë drejt planetit Mars dhe më gjerë, thuhet në faqen e kompanisë SpaceX. VoA

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika