Operacionet e shpëtimit vazhduan të shtunën pasdite në qytetin lindor të Ukrainës, Sloviansk, pas një sulmi me raketa ruse në një ndërtesë banimi pesëkatëshe të premten, që vrau të paktën 11 njerëz, duke përfshirë një fëmijë të vogël dhe plagosi 21 të tjerë.
Në vazhdën e sulmit vdekjeprurës të së premtes, forcat ajrore të Ukrainës thanë se vendi së shpejti do të kishte armë që mund të parandalonin sulme të tilla, duke iu referuar mbrojtjes ajrore të kërkuar prej kohësh Patriot, e cila pritet të arrijë diku pas Pashkëve, sipas zëdhënësit të forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat.
Të shtunën, presidenti Zelenskyy nënshkroi dekrete që prezantonin dy lista të tjera sanksionesh kundër rreth 700 bizneseve dhe qytetarëve rusë dhe bjellorusë, përfshirë atletët rusë.
“Presioni sanksionues ndaj të gjithë atyre që janë fajtorë për këtë agresion, bllokimi i aseteve dhe mundësive të tyre në nivel të gjithë botës është vetëmbrojtja e botës, dhe sot kundër çdo mundësie tjetër agresioni”, tha Zelenskyy, raportom euronews.