BE kundërshton ndalimin e drithërave të Ukrainës nga Polonia dhe Hungaria

Veprimi i njëanshëm mbi tregtinë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian është i papranueshëm, kështu ka thënë ekzekutivi i bllokut të dielën, pasi Polonia dhe Hungaria njoftuan ndalimin për importet e grurit dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina, për të mbrojtur sektorët e tyre vendas bujqësor

Selia e Komisionit Evropian në Bruksel

Komisioni Evropian i ka kundërshtuar ndalesat e vendosura nga Polonia dhe Hungaria mbi importet e grurit të Ukrainës.

Dy vendet thanë se masat janë të nevojshme për t’i mbrojtur sektorët e tyre bujqësorë nga importet e lira.

Ndalesat vlejnë për drithërat, produktet e qumështit, sheqerin, frutat, perimet dhe mishin, dhe do të jenë në fuqi deri në fund të qershorit.

Komisioni ka thënë se nuk u takon shteteve anëtare që individualisht të bëjnë politika tregtare.

Ai ka shtuar se veprimet e njëanshme nuk do të tolerohen, por nuk ka specifikuar se çfarë masash do të marrë kundër Polonisë dhe Hungarisë.

“Në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore që të koordinohen dhe të përafrohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, ka deklaruar një zëdhënës i këtij institucioni, raporton REL.

Shumica e grurit ukrainas eksportohet nëpërmjet Detit të Zi, por pushtimi rus, vitin e kaluar, i ndërpreu rrugët e eksportit dhe bëri që sasi të mëdha të drithërave të përfundojnë në Evropën qendrore.

Një marrëveshje me Rusinë, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, i lejon Ukrainës që t’i vazhdojë eksportet përmes detit, por Ukraina thotë se Rusia e ngadalëson procesin me anë të inspektimeve.

Polonia dhe Hungaria morën vendimin në fundjavë, pas ankesave nga fermerët vendas, të cilët thanë se po dëmtohen nga drithërat ukrainase që shiten më lirë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika