Komunat kërkojnë rimbursimin e mjeteve nga niveli qendror nga falja e 100 eurove prej Tatimit në Pronë

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar që me Projektligjin për Tatimin në pronë, krahas faljes së 100 eurove, të vendoset që rimbursimin e kësaj shume ta mbulojë niveli qendror

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar që me Projektligjin për Tatimin në pronë, krahas faljes së 100 eurove të vendoset që rimbursimin e kësaj shume ta mbulojë niveli qendror, në mënyrë që të mos varfërohen komunat e Kosovës dhe të mos ketë ndikimin në realizimin e projekteve kapitale të parapara me buxhetet komunale të këtij viti.

Në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës ka kaluar Projektligji për plotësim ndryshimin e Tatimit në Pronë, me anë të të cilit është propozuar edhe falja e 100 eurove të para nga tatimi në pronë i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“As si Komuna e as si Asociacion i Komunave të Kosovës nuk jemi konsultuar për këtë propozim dhe as për ndikimet që do t’i ketë ky Ligj në buxhetet komunale dhe realizimin e projekteve të tyre kapitale. Edhe me këtë rast, nuk janë marrë fare parasysh specifikat e Komunave e ku kjo do të afektojë sidomos komunat e vogla kur të hyrë kryesore kanë të hyrat vetanake nga tatimi në pronë”, ka thënë kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Me këtë projektligj, sipas AKK-së, niveli qendror do t’i detyrojë komunat të marrin vendime për faljen e 100 eurove të para, e sidomos tashmë pasi janë shpërndarë faturat e tatimit në pronë dhe në anën tjetër janë aprovuar buxhetet komunale me projeksionin e të hyrave pa falje dhe mbi bazën e këtij projeksioni buxhetor është paraparë edhe realizimi i projekteve kapitale.

“Nga analizat tona mund të konkludohet se nga një veprim i tillë komunat mund t’i kenë për 40% më të ulëta të hyrat vetanake për vitin 2023 sesa është paraparë nga projeksionet buxhetore”.

AKK është shprehur e gatshme për debat dhe për paraqitjen e propozimit të tyre si pushtet lokal që do të zbatojë këtë akt ligjor dhe do të ndikohet nga efektet e tij.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Kuvendit. Shpresojmë që kjo do të jetë hera e fundit që komunat nuk konsultohen për ligje të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë në funksionimin e pushtetit lokal në Republikën e Kosovës”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika