Profesori izraelit i kërkuar për trafik armësh zhduket para ekstradimit në SHBA

Profesori izraelit Gal Luft, i cili kërkohet nga autoritetet amerikane për trafik armësh, është zhdukur në Qipro pasi u lirua me kusht nga një gjykatë në Larnaca

Profesori izraelit Gal Luft, i cili kërkohet nga autoritetet amerikane për trafik armësh, është zhdukur në Qipro pasi u lirua me kusht nga një gjykatë në Larnaca.

Luft u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Larnacës, në Qipron jugore, pasi Interpoli lëshoi ​​një urdhërarrestim me dyshimin për kontrabandë armësh në Libi dhe Kinë. Më pas ishte planifikuar ekstradimi i tij në Shtetet e Bashkuara.

Ai u lirua nga Gjykata e Qarkut të Larnacës në pritje të një kërkese për ekstradim nga SHBA-ja, pasi e urdhëroi atë të paguante 400 mijë euro si garanci dhe të paraqitej në Stacionin Qendror të Policisë së Pafos, ku jetonte në atë kohë, në intervale të rregullta.

Më 28 mars, Luft nuk u paraqit në stacionin policor të Paphos siç kërkohej. Në të njëjtën ditë, avokati i tij e shpalli Luftin person të zhdukur dhe shprehu shqetësimin për jetën e klientit të tij.

Automjeti i braktisur i Luft u zbulua një ditë më vonë dhe sipas burimeve të mediave qipriote, policia po shqyrton mundësinë që Luft të jetë larguar nga vendi.

Duke qenë se Lufti nuk u paraqit në gjyqin e 3 prillit, 400 mijë eurot që ai kishte dhënë si garanci i ishin ngrirë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika