Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden narkotikë në vlerë rreth tetë mijë euro në banesë dhe veturë

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit, përpos substancave narkotike të llojit kokainë, i janë gjetur edhe para prej më shumë se 1545 eurosh eurosh dhe jo vetëm. Ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike, ndërkaq gjatë kontrolleve në banesën e të dyshuarit janë gjetur substanca narkotike në vlerë rreth tetë mijë euro.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se të njëjtit, përpos kokainës, i janë gjetur edhe para prej më shumë se 1545 eurosh eurosh si dhe dy telefona celularë dhe një peshore digjitale.

Lidhur me rastin si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar:

• 27 qese të vogla të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 13 gramë,
• 3 qese të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 62.9 gramë,
• Një peshore digjitale e cila ka shërbyer për matjen e narkotikeve në sasi të vogla,
• Një qese e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.2 gramë, e gjetur në veturën e të dyshuarit,
• Dy telefona celularë,

• Para të gatshme me vlerë prej 1545 eurosh ( Njëmijë e pesëqind e dyzet e pesë euro )”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari është shoqëruar drejt stacionit policor, me ç’rast, ёshtё intervistuar. Pas kësaj të fundit, me vendim tё prokurorit kompetent, ёshtё ndaluar pёr 48 orё.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika