KPK i mohon pretendimet e Kurtit në lidhje me rastin e Dino Asanajt

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i ka mohuar pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Kurti, në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se Isufaj, nuk e ka fituar asnjë rast në gjykatë, teksa përmendi edhe rastin e Dino Asanajt, ku e akuzoi Isufajn se nga vrasja rasti ndaj tij është kategorizuar në vetëvrasje.

Po ashtu, Kurti, tha se edhe në rastin “Sopi”, Isufaj e ka kthyer rastin nga vetëvrasja në vrasje.

KPK në reagimin e tyre i ka mohuar të gjitha këto pretendime të Kurtit.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me diskutimet e zhvilluara gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, posaçërisht nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me punën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, deklaron se, sa i përket rastit të tanimë të ndjerit z.Dino Asanaj, informojmë opinion se janë ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore dhe procedurale nga ana e prokurorit të çështjes dhe pas vlerësimit të gjendjes faktike është dhënë informacioni në kohë reale lidhur me këtë rast”, thuhet në reagim.

KPK-ja, po ashtu e ka ftuar vetë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që nëse ka informacione për ato raste, t’u drejtohen organeve të drejtësisë.

“KPK-ja thekson se për hir të transparencës para opinionit publik dhe në zbatim të ligjit, fton këdo që ka informacione të tjera lidhur me këtë rast, përfshirë edhe vetë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrat dhe deputetët e Kuvendit, si dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë dhe qytetarët e vendit, që të vijnë dhe të ofrojnë informacionet lidhur me këtë rast pikërisht në institucionin ku është vendi të jepen detajet që mund të jenë të panjohura deri tashti”, thuhet në reagim.

Për rastin “Sopa”, në reagimin e KPK-së, thuhet se në fillim ishte prokuror Blerim Isufaj, kurse pastaj ky rast i ka kaluar një prokurori tjetër. KPK i ka kërkuar Kurtit, që të kërkoj përgjigje nga ai prokuror e jo nga Isufaj.

“Rrjedhimisht, Këshilli Prokurorial i Kosovës, informon publikun e gjerë se, sa i përket rastit “Sopa”, është e vërtetë që tashmë Kryeprokurori i PSRK-së, z.Blerim Isufaj, ishte prokuror i rastit në fazën fillestare të hetimeve, porse ju informojmë se ndërkohë këtë rast e ka marrë në trajtim një prokuror tjetër dhe është mirë që të pyetet prokurori i rastit, sepse vetëm ai mund të japë përgjigje adekuate”, thuhet tutje në reagim.

Gjithashtu, KPK-ja “demanton deklaratat e pavërteta se ka pasur raste edhe me herët por kinse nuk janë ka trajtuar, pra kjo deklaratë rezulton të jetë e pavërtetë dhe natyrisht se edhe për këtë rast, nëse ka informata të tilla, le ta deklarohen ato publikisht dhe të dihet se cili rast ishte dhe kush e ka trajtuar atë”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika