Seanca gjyqësore ndaj të paraburgosurit në Serbi, Nezir Mehmetaj shtyhet përsëri

Nezir Mehmetaj, qytetar nga Rudica e Komunës së Klinës, është arrestuar nga policia serbe me tre janar të vitit 2020, në vendkalimin kufitar në Merdar, nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Që atëherë, ai gjendet në paraburgim në Serbi. Seanca e paraparë të zhvillohej sot është shtyrë për datën 8 maj

Seanca gjyqësore ndaj Nezir Mehmetaj e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, ishte shtyrë për mëngjesin e të premtes. E njëjta është shtyrë përsëri për datën 8 maj të këtij viti.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar vëllau i tij, Valon Mehmetaj.

“Ju informoj se shtyhet seanca gjyqësore ndaj rastit të Nezir Mehmetaj deri më datën 08.05.2023, mbesim me shpresë”, ka thënë ai.

Nezir Mehmetaj, qytetar nga Rudica e Komunës së Klinës, është arrestuar nga policia serbe me tre janar të vitit 2020, në vendkalimin kufitar në Merdar, nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Sipas një përgjigjeje për Portalin Dukagjini nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, thuhet se deri tani janë mbajtur mbi 15 seanca gjyqësore ndaj Mehmetaj, dhe seanca e radhës është caktuar për datën 20 prill 2023.

Mehmetaj është duke u mbajtur në Burgun Qendror (‘Centralni Zatvor-CZ’), dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit, teksa gjykimi i tij ka filluar në muajin prill të vitit 2021.

Për më shumë rreth çështjes, kliko këtu.

Rreth tri vjet në burgun e Serbisë, Mehmetaj i quan të padrejta akuzat ndaj tij

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika