Gjermania refuzon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi poshtë mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë gjermanë në Ukrainë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi poshtë mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë gjermanë në Ukrainë.

Ai i bëri komentet në një takim me aleatët perëndimorë në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani.

Megjithatë, tha Pistorius, Gjermania mund t’u sigurojë pilotëve ukrainas aeroplanë, me të cilët mund të operojnë menjëherë.

“Nuk është si të kalosh nga një makinë me qira në tjetrën”, tha ai, duke iu referuar dallimeve mes avionëve luftarakë të të dyja vendeve.

“Tornadot gjermanë” dhe “Eurofighters” – dy lloje avionësh luftarakë – kanë kapacitete të ndryshme nga ato që nevojiten në Ukrainë, tha ai.

Perëndimi është duke e ndihmuar Ukrainën me armatim, prej se Rusia ka nisur pushtimin e saj në shkurt të vitit të kaluar.

Muaj më parë, Gjermania i ka dërguar Ukrainës tanket e saj luftarake, Leopard.

Këto tanke janë një nga modelet me performancën më të mirë në botë.

Rreth 2 mijë sosh janë të shpërndara në mesin e aleatëve në Evropë, por të gjitha licencat e eksportit të tyre i ka Gjermania.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga Perëndimi edhe avionë luftarakë, edhe raketa me rreze të gjatë veprimi, për të luftuar forcat pushtuese ruse.

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar, po ashtu, t’i dërgojnë Ukrainës armë të tilla nga frika se mund ta përshkallëzojnë situatën. REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika