“Aplikimi i Kosovës në KiE nesër në agjendën e Komitetit të Ministrave të BE-së”

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendë për takimin e të hënës së Komitetit të Ministrave

Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komiteti të Ministrave të BE-së.

Vuniqi shpreson për zhvillime pozitive në këtë hap drejt integrimit evropian.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendë për takimin e të hënës së Komitetit të Ministrave. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniqi në Twitter.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, para disa ditës është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom, ku ka theksuar se kanë biseduar për anëtarësim e Kosovës në KiE.

“Ne biseduam për Këshillin e Evropës. Janë kryer disa procedura. Dhe kërkesa jonë është  që të kalojnë sa më shpejt këto procedura. Ne jemi optimistë për anëtarësimin e Kosovës. Kërkojmë anëtarësim meritor”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika