Ministri Krasniqi takohet me nënkryetarin e PE-së, flasin për reformat e qeverisjes vendore

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal , Elbert Krasniqi, në kuadër të vizitës në Strasburg dhe Bruksel, pati takime të ndara me përfaqësues të Komisionit Evropian, përfshirë edhe nënkryetarin e Parlamentit Evropian

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, të enjten ka takuar nënkryetarin e parë të Parlamentit Evropian, Othmar Karas.

Ai ka thënë se me nënkryetarin i Parlamentit Evropian (PE), ka diskutuar për demokracinë lokale, konkretisht për shërbime të ndryshme të reformave.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Othmar Karas dhe Elbert Krasniqi

“Z. Karas është gjithmonë i përkushtuar për ta pozicionuar PE-në si zërin e të gjithë qytetarëve. Biseduam për demokracinë lokale, shoqërinë civile, shërbime efektive për qytetarët përmes iniciativave të ndryshme dhe reformave të qeverisjes vendore”, ka shkruar Krasniqi.

Gjithashtu, nënkryetari i parë i PE-së në takim është shprehur se integrimi i plotë i vendeve me aspirata evropiane është një element thelbësor i idesë evorpiane.

Elementi thelbësor nga ana evropiane është integrimi i plotë i vendeve me aspirata evropiane, dhe se Kosova ka një perspektivë të qartë për Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, ditë me parë Krasniqi është pritur në takim edhe nga eurodeputeti austriak, themeluesi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Lukas Mandl.

Gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e reja të bashkëpunimit, promovimin e qeverisjes lokale si dhe përafrimin e diasporës kosovare në Austri, me theks të veçantë, te investimet e reja në përmbushjen e objektivave të Agjendës së Gjelbër të Komunave të Republikës së Kosovës.

Krasniqi, ka falënderuar atë për përkrahjen e tij të vazhdueshme në përshpejtimin e agjendës së integrimit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë më 25 prill, se Kosova duhet ta përfundojë sa më shpejt aplikimin në Parlamentin Evropian.

Kështu është shprehur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka bërë të ditur se është duke marrë pjesë në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika