Ragip Xhaka viziton FFK-në, i dhuron Agim Ademit fanellën me nënshkrimin e Granitit

Kryetari i FFK-së Agim Ademi ka pritur në zyrën e tij Ragip Xhakën, babain e dy yjeve shqiptarë, Taulantit dhe Granitit

Ragip Xhaka e ka shfrytëzuar qëndrimin e fundit të tij në Kosovë për ta bërë një vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi në faqen zyrtare të tij, ka njoftuar se ka pritur në takim babanë e dy futbollistëve kosovarë, Taulant e Granit Xhaka, të cilin e cilësoi si një mysafir të veçantë.

Nga ky takim Ademi e mori edhe një dhuratë të fanellës së mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhakës me nënshkrimin e tij.

“Familja Xhaka ka qenë dhe mbetet simbol i vlerave dhe atdhedashurisë, teksa Graniti është promovues i jashtëzakonshëm i vlerave të Kosovës dhe frymëzues për të rinjtë në mbarë botën për të ndjekur ëndrrat e tyre në futboll”, ka shkruar Ademi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika