Ndahen 742 milionë euro për komunat në vitin 2024, Murati: Ky është fakti që demanton çfarëdo propagande opozitare se Qeveria i pengon komunat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se gjatë kësaj të marte, në Komisionin për Grante, nën kryesimin e kryeministrit Kurti, kanë miratuar ndarjen e granteve komunale që rezulton me një buxhet komunal prej 742 milionë euro për vitin 2024

Foto e postuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se gjatë kësaj të marte, në Komisionin për Grante, nën kryesimin e kryeministrit Kurti, kanë miratuar ndarjen e granteve komunale që rezulton me një buxhet komunal prej 742 milionë euro për vitin 2024.

“Sot në Komisionin për Grante, nën kryesimin e kryeministrit Kurti, miratuam ndarjen e granteve komunale që rezulton me një buxhet komunal prej 742 milionë eurosh për vitin 2024”, ka shkruar ministri Murati.

Murati shtoi se në vitin 2021 kur kanë marrë qeverisjen, buxheti i ndarë për komunat ishte 546 milionë euro, dhe se sipas tij, tani kanë gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat.

Ai ka theksuar se ky është fakti “që demanton çfarëdo propagande opozitare se gjoja qeveria po pengon komunat dhe po ua zvogëlon buxhetin”.

“Kur kemi marrë qeverisjen në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat ishte 546 milionë euro. Pra, kemi gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat me Qeverinë Kurti. Ky është fakti që demanton çfarëdo propagande opozitare se gjoja qeveria po pengon komunat dhe po ua zvogëlon buxhetin”, ka potencuar Murati.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika