Osmani pret në takim shefin e EULEX-it, e falënderon për bashkëpunimin përgjatë procesit zgjedhor në komunat veriore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim shefin  e EULEX-it, Lars-Gunnas Wigemark

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnas Wigemark.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në sektorin e sigurisë, si dhe për bashkëpunimin me EULEX-in në suaza të mandatit aktual të këtij misioni”, njofton Presidenca.

Presidentja Osmani ka falënderuar EULEX-in për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, sa i përket sigurisë përgjatë procesit zgjedhor në komunat në veri të Republikës së Kosovës.

“Ajo potencoi se veprimet e Serbisë para 23 prillit, si dhe në ditën e zgjedhjeve, dëshmojnë ndërhyrje të paligjshme të Serbisë në zgjedhjet e Republikës së Kosovës nëpërmjet metodave të kërcënimeve e dhunës ndaj serbëve lokalë në komunat veriore”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas Osmanit, një veprim i tillë është jo vetëm në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit, por edhe me normat e aplikueshme juridike ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika