Vëllai i Armend Mujës: Nuk pajtohem me këtë politikë të PDK-së

Gazmend Muja, vëllau i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, ka shprehur mospajtimin e tij me mënyrën se si po funksionon Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Gjithashtu, ai ka pohuar se nuk di se çfarë politike po ndjek PDK-ja dhe se faktikisht nuk pajtohet me atë politikë

Vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, Gazmend Muaj, në një lidhje telefonike në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, ka thënë se nuk pajtohet se si po funksionon Partia Demokratike e Kosovës.

“Unë i takojë Partisë Demokratike të Kosovës. Është absurde që anëtarët e PDK-së të thonë që ne kemi mundur të fusim diçka në burg apo jashtë burgut”, ka thënë Gazmend Muja.

Sipas tij, duhet ta kuptojnë që kjo është një gjë absurde.

“Unë nuk e di se çfarë politike janë duke bërë PDK-ja që unë faktikisht jam pjesë e asaj partie”, ka thënë ai.

Më tutje, Ermal Panduri e ka pyetur se a pajtohet me këtë politikë të PDK-së?

“Absolutisht unnë nuk pajtohem me këtë politikë të PDK-së, që sot po udhëheq. Nuk bën se kjo është e jashtme… nuk pajtohem me PDK-në”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika