“Hapja e urës mbi lumin Ibër për qarkullim” – flet iniciatorja e këtij vendimi

Asamblistja, Aida Ferati - Doli e cila i ka parashtruar Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut kërkesën për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim, e ka konsideruar të nevojshme që ky propozim-vendim të zbatohet sa më shpejt në praktikë që jeta e qytetarëve në atë pjesë të lehtësohet

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Aida Ferati – Doli e cila i ka parashtruar sot këtij kuvendi kërkesën për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve e lëvizje të lirë ka thënë se kjo është bërë pas kërkesave të shumta të qytetarëve.

Ajo në emisionin “FIVE” ka thënë se është mëse e nevojshme të mundësohet liria e lëvizjes nëpër urën që ndan anën veriore dhe jugore të qytetit pasi bllokohet komunikacioni për të gjithë qytetarët.

“Po bllokohet komunikacioni, nënat me fëmijë kanë shumë probleme të lëvizin lirshëm. Është kërkesë e qytetarëve të Kosovës, e kam kërkuar të futet në rend dite. Nuk ka ndonjë tendencë përveç funksionalizimit të kësaj ure, bëhet jeta e mirë për qytetarët”, ka thënë Ferati – Doli.

Ndërsa se a mund të ketë përshkallëzim të situatës për shkak të reagimeve nga Lista Serbe ka thënë se nuk është e nevojshme të bëhen reagime të tilla pasi sipas saj kërkesat e qytetarëve duhet të dëgjohen dhe të merren parasysh nga secili që i përfaqëson ata.

“Këto reagime nuk ka qenë nevoja të bëhen, ne si përfaqësues të popullit që na kanë votuar, i propozojmë si pika të rendit të ditës, me secilën kërkesë merremi secili asamblist. Qytetarët janë të kënaqur me këtë, bëhet një lirim i komunikacionit”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika