47 zyrtare korrektuese fillojnë punën në ShKK

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se 47 zyrtare korrektuese kanë filluar punën në ShKK

Foto e postuar në llogarinë e ShKK-së

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se 47 zyrtare korrektuese kanë filluar punën në ShKK.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në fjalën e saj duke iu drejtuar kadetëve të reja, ka thënë se “Një iniciativë të tillë si Ministri e Drejtësisë e kemi marrë bazuar edhe në obligimet që dalin nga Ligji për Barazinë Gjinore, por edhe në programin tonë qeverisës dhe përpjekjet e aspiratat tona të përbashkëta për barazi gjinore dhe krijim të kushteve të përshtatshme për trajtim të barabartë”.

“Shtimi i numrit të grave në Shërbimin Korrektues do të jetë synim i ynë edhe në të ardhmen që të krijojmë një barazi gjinore edhe në Shërbimin Korrektues përveç resorëve tjera. Prandaj, për këtë qëllim do të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe masat administrative të nevojshme me synim të arritjes së kësaj aspirate të përbashkët, tha ministrja Haxhiu”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Në këtë njoftim thuhet se zyrtaret e reja nga e hëna do të fillojnë trajnimin shtatëmujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, Qendrën Korrektuese Lipjan, Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika