Musliu: Perëndimi e ka llastuar shumë Serbinë

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka krahasuar Serbinë aktuale me atë të viteve të ’90-ta, duke thënë se as sot nuk ka një ekonomi më të mirë dhe, sipas tij, gabimi i Perëndimit është se e ka llastuar shumë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka krahasuar Serbinë aktuale me atë të viteve të ’90-ta, duke thënë se as sot nuk ka një ekonomi më të mirë dhe, sipas tij, gabimi është i Perëndimit se e ka llastuar shumë.

“Një shtet që ka kartmonedhë me kaq shumë zero, e të cilat për t’i numëruar duhet marrë një laps, është shtet dështak. As sot Serbia nuk ka një ekonomi më të mirë. Ajo nuk ka të gjallë pa përkrahjen perëndimore. Por, gabimi i Perëndimit me të është se e ka llastuar shumë”, ka shkruar Musliu.

“Aftësia e vetme e serbëve është rrena! Sikurse në dinarët e tyre… ata mendojnë që vlera e tyre rritet me zero, pa e ditur që sado shumë zero të ketë, numri që i rrit zerot është i pari, ai që u paraprin atyre”, ka thënë Musliu.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka shtuar se në kuptimin figurativ, numri te karmonedhat serbe është të qenët i njerëzishëm dhe se, sipas tij, “gjithçka tjetër është vërtet zero”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika