Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se serbët e kanë pritur për një kohë të gjatë Asociaocionin.
Por, sipas Hill, është arritur në një pikë, ku themelimi i komunave me shumicë serbe është një çështje shumë reale.
“Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur në një pikë ku formimi i Asociacionit do të jetë shumë reale”, ka thënë Hill.
Hill ka theksuar se ShBA-ja beson se çelësi për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është themelimi i Asociacionit.
“Sapo çështja e Asociacionit të përfundojë, ne do të shohim përparim në aspekte të tjera të normalizimit”, ka thënë Hill.