Shala: Ura e Ibrit do të jetë temë diskutimi në takimin Kurti – Vuçiq

"Ura e Ibrit do të jetë temë diskutimi në takimin Kurti - Vuçiq", kështu ka deklaruar njohësi i sigurisë, Drizan Shala në lidhje me takimin e 2 majit që pritet të zhvillohet në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala në lidhje me takimin e 2 majit që pritet të zhvillohet në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk e ka përjashtuar si mundësi që temë diskutimi e këtij takimi të jetë vendimi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim.

Në emisionin “FIVE”, Shala ka thënë se çështja e pagjeturve që është pjesë e agjendës së këtij takimi do të jetë shkak që pala serbe të insistojë të evitohet kjo temë dhe të diskutohet për hapjen e Urës së Ibrit.

“Pikërisht çështja në këtë takim do të jetë Ura e Ibrit, Serbia do të insistojë që çështja e të pagjeturve të mos hapet fare. Në këtë aspekt pala serbe nuk do të lejojë të diskutohet për të pagjeturit dhe do të mundohet që të mos jetë fare pjesë e diskutimeve”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se Ura e Ibrit është “fragmenti i fundit i pushtetit të Serbisë në Republikën e Kosovës” dhe sipas tij vendimi për hapjen e kësaj ure nuk do të bëhet pa ndonjë incident eventual në atë pjesë.

Ndryshe, të martën e 2 majit në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

 

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika