Rita Ora shkëlqen në Met Gala 2023

Rita Ora solli glamin goth në Met Gala 2023

Rita Ora dukej mahnitëse me një fustan të zi, me një bisht të madh dramatik, teksa mbërriti në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës, Met Gala 2023, në Muzeun Metropolitan në New York City, të hënën në mbrëmje.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 32 vjeçe, ishte e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, i cili theksonte çdo centimetër të figurës së saj mahnitëse trupore.

Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung.

Fustani I saj kishte një dantellë me lule të vendosura në mënyrë perfekte, ndërsa bishti i tij rridhte me sa duket disa metra pas Ritës dhe poshtë shkallëve ikonike të Muzeut Metropolitan.

Rita Ora

Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 81 mijë euro, duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë kokteji – së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte.

Bizhuteritë magjepsëse dukej se i pikonin nga gishtat, teksa ajo mahniti me dukjen e saj elegante.

Ajo i vuri në pah tiparet e saj me makijazhin e lehtë në ngjyrën karamel, ndërsa i kishte lënë flokët e saj në kaçurrela të lirshme.

Asaj iu bashkua bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, 47 vjeç, i cili dukej elegant i veshur me një xhaketë të gjatë, të cilën e kishte veshur pa këmishë dhe të kombinuar me pantallona të bardha.

Ai i shtoi një stil shtesë ansamblit me perlat, si dhe një korsazh të zi me lule.

Nata më e madhe e modës u mbajt si çdo vit tjetër në të hënën e parë të majit, me yje të shumtë që shkëlqyen me dukjen e tyre interesante.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika