“U vranë para syve të fëmijëve”, rrëfehen dëshmitarët e masakrës së Studimes

Rrëfime për mizorinë që kishte ndodhur në Studime të Vushtrisë mund të ndjekni ndërmjet kësaj kronike. Aty dëshmojnë qytetar që ishin pjesë e kësaj masakre ku para syve iu vranë familjarët më të afëert të tyre

Këtu ishte kryer një krim i rëndë.

Në luginën e Studimes së Vushtrisë që tashmë ka qelur behari në maj të 99-tës ishin vrarë 116 kosovar të paarmatosur e të pauniformuar.

Aty, policia paramilitare serbe burrin ia kishin vrarë Bahrije Gërxhaliut.

Pak para vdekjes ajo rrëfen amanetin e tij të fundit.

Bahrije Gërxhaliu, dëshmitare e Masakrës ka thënë se “Shoku mka lutë ndaq me ta bo hallall në dyja dyjet, bjermi ti shoh fëmijët e e kom mbledhë krejt forcën edhe e kom afru te fëmija, i ka përkdhelë të gjithë fëmijet edhe djalit i tha, ah djali jem të kam pas veç nja e shumë e gajlet po ti len baba”.

Pos, që ia vranë burrin, kunatin e djalin e axhës kishte tentativa të ja rrëmbenin edhe vajzën e vogël.

E emocionuar ajo tregon se si e shpëtoi vajzën.

Gërxhaliu ka thënë tutje se “Fletën e librës e kom bo palë-palë sepse ata kanë lypë pare e unë pare nuk kam pas, e kam palu atë fletë të librit e kom nxierr nga xhepi edhe ja kom dhanë për pare edhe pastaj ma kanë sjellë vajzën, falë qasaj gjindshmerie sot e kam vajzën”.

Dy vëllëzër të vrarë në këtë masakër po i kujton bashkë me motren e tij edhe Zymer Gërguri.

Ai thotë se 2 maji I 99-tës është dita më tragjike për familjën e tij.

Vëllëzërit e djali i agjës iu vranë në sy të fëmijëve të tyre.

Zymer Gërguri, dëshmitar i Masakrës ka thënë se “Këta tre i kom pas në traktorr, kta e kanë vra së pari, tani Enverin, tani Agimin, Agimit ja kanë hjek fëmijën prej prehrit, prej prokolicës. Festimi u kanë dy vjet, krejt me kallash me armë të randa. Popo, në prezencë të fëmijëve, familjëve e krejtve”.

Krejt kjo mizori ndodhi kur kosovarët u nxunë në pritë nga paramilitarët serb kur ata kishin marr rrugën për të ikur nga vendi i tyre. Të gjithë ishin të paarmatosur e ushtria serbe nuk kurseu as në fëmijë, pleqë e gra.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika