Haradinaj: ShBA-ja dhe BE-ja e kanë një draft-statut për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Asociacioni është një e keqe e trashëguar, por i njëjti duhet të jetë domosdoshmërish në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ai beson se ShBA-ja dhe BE-ja e kanë një draft të tillë, i cili është në përputhje me Kushtetutën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur të papranueshëm draft – statutin e Asociacionit, të propozuar dje në Bruksel nga Ekipi Menaxhues, i cili tashmë është shkarkuar nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, Asociacioni është një e keqe e trashëguar, por i njëjti duhet të jetë domosdoshmërish në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Andaj, Haradinaj beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë një draft-statut për Asociacionin, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Kosova e ka të pamundshme të pranojë një draft-statut që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, edhe po të ishte edhe vullnet i kujtdo qoftë. Është ditur herët se si do të jetë rezultati i këtij Komisioni, është ditur se çka do të propozojë. Në fakt shkarkimi nuk është i vlefshëm, pasi ata kanë dhënë produktin, kjo në fakt nuk është shkarkim, pasi ata e kanë kryer pjesën e vet të punës. Dalja për këtë është prapë te ndërmjetësit, meqenëse amerikanët dhe BE-ja janë në dijeni se statuti i Asociacionit nuk mund të jetë jokushtetues dhe joligjor. Pra, do të ishte e mirë ndërhyrja e tyre në këtë kohë dhe jo lufta mes palëve”, ka thënë Haradinaj.

Në një prononcim para gazetarëve në Kuvend, Haradinaj është shprehur se zgjidhja se si të vazhdohet tutje për themelimin e Asociacionit i takon ndërmjetësuesve të dialogut.

“Besoj shumë se zgjidhja tani është te amerikanët dhe BE-ja, që ata vetë të marrin ndërmjetësimin dhe të propozojnë një draft-statut që është në përputhje me Kushtetutën. Shpresoj shumë sidomos edhe te amerikanët, që ata të marrin përsipër propozimin e një draft-statuti, i cili është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Rrjedha e logjikshme është kjo, unë jo se kam informacione, por rrjedha e logjikshme është kjo. Besoj se edhe e kanë të shkruar amerikanët dhe evropianët një draft-statut që është në përputhje me Kushtetutën, por është dashur të konsumohet propozimi i parë i komisionit, i cili është jokushtetues”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Haradinaj është shprehur se përmes nënshkrimit të Deklaratës për të Zhdukurit, Serbia e pranon faktin se ka ndodhur zhdukja me forcë apo dhunë në Kosovë.

“Besoj se është në rregull deklarata e këtillë. Është e arritura e parë e pranimit të faktit, ku pranohet nga pala serbe, pasi ata supozojnë se ka të zhdukur edhe nga Kosova. Por, është hera e parë që serbët e pranojnë faktin se ka ndodhur zhdukja me forcë ose me dhunë. Unë nuk e shoh ndonjë ndryshim në përmbajtje. Në aspektin e të drejtës ndërkombëtare besoj se kjo ua siguron të gjithë palëve, mundëson me kërku drejtësinë në të ardhmen” ka shtuar ai.

Ndryshe, të martën e 2 majit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel kanë nënshkruar deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndërkaq, në takimin e tyre është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit nga ish-ekipi menaxhues, i cili sipas kryeministrit Kurti është fundamentalisht i papranueshëm për Kosovën./KSP

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika