Bislimi: Deklarata e dakorduar në Bruksel për të zhdukurit e ka emrin e kryeministrit Albin Kurti

"Deklarata për të Zhdukurit që kemi dakorduar në takimin në Bruksel e ka emrin deklarata e kryeministrit Albin Kurti", ka thënë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Deklarata për të Zhdukurit që është nënshkruar në takimin në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë e ka emrin “deklarata e kryeministrit Albin Kurti”.

“Deklarata që kemi dakorduar në takimin në Bruksel e ka emrin deklarata e kryeministrit Albin Kurti”, ka thënë Bislimi.

Ai është drejtuar opozitës, duke i thënë të tregojë se “kur që nga fillimi i negociatave me Serbinë, deri më tani i është referuar me emrin e një kryeministri apo presidenti ndonjë deklarate të miratuar”.

Ndërsa, për termet e përdorura në këtë deklaratë, Bislimi ka thënë se këto terme kanë të bëjnë me personat e zhdukur dhe gjenden në dokumente të Gjykatës Evropiane në kuadër të drejtësisë ndërkombëtare.

Sipas tij, është idiotësi të thuhet se po barazohen krimet kur ka informata se kush janë të pagjeturit dhe kush i ka zhdukur.

“Personat e zhdukur nuk janë kategori e re, janë me emra dhe mbiemra dhe dihet se kush i ka zhdukur. Është idiotësi të thuhet se po barazohen krimet kur ka informata se kush janë të pagjeturit”, ka vijuar Bislimi.

Sipas tij, deklarata që është dakorduar në Bruksel më 7 shtator 2020 nga ish-kryeministri Avdullah Hoti e kishte trajtimin e çështjeve të të pagjeturve një vit pas marrëveshjes finale me Serbinë.

Ai ka thënë se në atë kohë kishte zero urgjencë që të trajtohej kjo çështje.

“Deklarata e dakorduar më 7 shtator 2020 ka vetëm 7 fjali, ka zero brengë dhe sqarime për atë se sa i rëndësishëm është zbardhja e fatit të të pagjeturve. Këtu thuhet se me të pagjeturit do të merremi një vit pas marrëveshjes finale me Serbinë. Zero urgjencë për të pagjeturit, ndërsa më 8 shtator 2020 keni deklaratat e Selmanajt ku thotë se kjo temë është konsumuar”.

Ndryshe, Deklarata për Personat e Zhdukur u miratua në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të martën e 2 majit në Bruksel.

Sipas kësaj Deklarate, thuhet se të dyja palët kanë njohur çështjen e personave të zhdukur si çështje humanitare dhe kanë vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika