Gurvenatori i BQK-së: Inflacioni në muajin mars ka arritur në 10%

Guvernatori i BQK-së, ka thënë se inflacioni është rritur në Kosovë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe sepse Kosova importon jashtëzakonisht shumë nga vendet tjera

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti

I ftuar në emisionin “Five”, të RTV Dukagjini, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se inflacioni në muajin janar të këtij viti ishte 7%, kurse në muajin mars kishte arritur vlerën 10%.

Sipas Mehmetit, kjo ka ndodhur për shkak të importit të madh që bën Kosova.

Vlera e importit sipas guvernatorit të BQK-së është 4.67 miliardë euro.

“Në janar inflacioni ka qenë 7%, kurse në mars 10 %. Kemi inflacion qysh nga vjeshta, ku ka filluar rritja e inflacionit si pasojë e rritjes së energjisë elektrike, kjo ka ndikuar dhe po ashtu lufta në Ukrainë”.

”Inflacioni në Kosovë është i importuar. 4.67 miliardë e kemi vlerën e importit, për këtë arsye e vlerësojmë si inflacion të importuar”, ka deklaruar ai.

I pyetur për shifrat e rritjes ekonomike, Mehmeti ka thënë se viti 2021 ka qenë vit i suksesshëm për sa i përket përqindjes në rritjen ekonomike, e që sipas tij ka qenë mbi 10%.

Rritje të investimeve sipas guvernatorit të BQK-së, ka pasur rreth 10.2%. Mehmeti ka përmendur edhe ardhjen e diasporës si arsye për rritjen e konsumit gjatë vitit të kaluar.

Remitencat sipas tij kanë arritur shifrën e 11.7 milionë eurove.

Nëse flasim për rritje ekonomike, viti 2021 ka qenë vit i suksesshëm.

”Në vitin 2021 ka qenë mbi 10%”, ka thënë i pari i BQK-së në emisionin ”Five”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika