Kurti takon Sobotkan: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet i plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime

Gjate këtij takimi u diskutua për procesin e dialogut dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus te takimi i javës së kaluar në Bruksel dhe Marrëveshja Bazike dhe Plani i Zbatimit sipas dakordimeve në Bruksel dhe Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën e tetë majit ka pritur në vizitën e tij të parë zyrtare si Kryetar të Kuvendit të Republikës së Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Kurti dhe kryetari Sobotka folën edhe për procesin e dialogut dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus te takimi i javës së kaluar në Bruksel dhe Marrëveshja Bazike dhe Plani i Zbatimit sipas dakordimeve në Bruksel dhe Ohër.

Me këtë rast, Kryeministri Kurti theksoi kontributin dhe angazhimin konstruktiv të Kosovës në të gjitha takimet dhe përgjatë gjithë procesit, si dhe rëndësinë që Marrëveshja Bazë, që derivon nga propozimi evropian, me përfshirje të drejtpërdrejt të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, të zbatohet i plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Në takimin që u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen në çdo fazë të historisë së re të vendit dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Gjatë bisedës, kryetari Sobotka, u njoh më hollësisht me përparimin dhe arritjet e Kosovës, veçanërisht në dy vitet e fundit dhe me zhvillimet aktuale në vend.

Kryeministri Kurti e njoftoi me indikatorët më të fundit ekonomikë dhe demokratikë, dhe me rezultatet në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Në anën tjetër, Sobotka dha vlerësimin e tij pozitiv për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit.

“Ata diskutuan edhe për fushat në të cilat, krahas vullnetit, ekziston edhe potenciali për bashkëpunim edhe më të thellë si ajo e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, mjedisit dhe projekteve infrastrukturore”, vijon njoftimi.

Për sa i përket bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, Sobotka konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Austrisë ndaj Kosovës në Këshillin e Evropës deri në anëtarësimin e plotë të saj.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Vjenë, Lulzim Pllana, Shefi i Stafit, Luan Dalipi, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Daulina Osmani, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëresha Kryeziu Hyseni, këshilltarja politike, Zojë Surroi dhe asistentja ekzekutive e Kryeministrit, Valë Gjonbalaj.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika