PSD-ja në Ditën e Evropës ia dërgon ambasadës së Gjermanisë “faturën e shfrytëzimit” të infermierëve

Zgjim Hyseni nga kjo parti tha se Gjermania po eksporton mallra në Kosovë e po importon njerëz, duke iu referuar numrit të madh të mjekëve të cilët kanë shkuar në këtë vend

Partia Socialdemokrate (PSD) në Ditën e Evropës ia ka dërguar Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë “faturën e shfrytëzimit”.

Përmes një aksioni simbolik, PSD ka dërguar tek objekti i ambasadës gjermane një “faturë”, në të cilën ata kanë përllogaritur shpenzimet, që, sipas tyre, i ka bërë shteti i Kosovës për shkollimin e 91 mjekëve dhe 300 infermierëve, të cilët kanë thënë se janë larguar nga Kosova dhe kanë shkuar në Gjermani.

Zgjim Hyseni nga kjo parti tha se Gjermania po eksporton mallra në Kosovë e po importon njerëz, duke iu referuar numrit të madh të mjekëve të cilët kanë shkuar në këtë vend.

Sipas tij, vetëm në katër muajt e fundit 91 mjekë kanë ikur nga Kosova e të cilët po të shkolloheshin në Gjermani do të kushtonin 200 mijë euro.

Madje, siç tha ai, po të llogariteshin edhe 300 infermierë që do të kushtonin nga 30 mijë gjithsecili, veço këtë vit Gjermanisë i janë dhënë 27 milionë euro.

“Sot, për ditën e Evropës kemi ardhur me uru Gjermaninë. Gjermania po eksporton mallra, e po importon njerëz. Mjekët po i marrin falas. Vetëm në katër muajt e fundit të këtij viti, kanë ikur 91 mjekë, të cilët po të shkolloheshin në Gjermani do të kushtonin 200 mijë euro. Po t’i llogarisim edhe 300 infermierë, që do të kushtonin nga 30 mijë euro. Pra, vetëm këtë vit ne ia kemi dhënë Gjermanisë 27 milionë euro. Nëse trendi vazhdon si kështu, kjo i bie që ne e subvencionojmë Gjermaninë”.

Sipas tij, Oda e Mjekëve ka paralajmëruar që brenda 3-4 viteve të ardhshme, Kosova do të mbesë pa mjekë.

“Kjo marrëdhënie e pabarabartë nuk është asgjë tjetër përveç shfrytëzim. Kjo është fatura e shfrytëzimit e kemi sjellë sot për Ditën e Evropës, por është e kufizuar, sepse nuk janë edhe profesionet e tjera. Në tregun e lirë, që po e quajnë, vetëm Kosova po zbrazet, nuk po vijnë këtu mjekë gjermanë”.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika