Kadaj-Bujupi e Hollaj në ShBA, diskutojnë për angazhimet e Presidencës në fuqizimin e grave

Këshilltarja e presidentes Osmani, Donika Kadaj-Bujupi dhe zëvendësshefja e Stafit të Presidentes, Learta Hollaj, gjatë qëndrimit në D.C., janë takuar me disa zyrtarë qeveritarë

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se këshilltarja e presidentes Osmani, Donika Kadaj-Bujupi dhe zëvendësshefja e Stafit të Presidentes, Learta Hollaj, gjatë qëndrimit në D.C., janë takuar me Kayla McGill, këshilltare për politikat për gratë, paqen dhe sigurinë në Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave në Departamentin Amerikan të Shtetit, Adam Kozloski, nga zyra e senatores Joni Ernst, Michael Kurtist, zëvendëspresidentin për Zhvillim Strategjik, si dhe Lisa Choate, zëvendëspresidente Ekzekutive në American Councils.

“Në takim me znj. McGill fokusi ishte në angazhimet e Zyrës së Presidentes për fuqizimin e grave dhe avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me ç’rast organizimi i Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga presidentja Osmani dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla u konsiderua si një konribut thelbësisht i vlefshëm për avancimin e kësaj agjende, jo vetëm në Kosovë dhe rajon, por edhe përtej”, njofton Presidenca.

Në këtë takim është diskutuar po ashtu për arritjet dhe sukseset e Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast themelimi i Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, si dhe Grupit për Barazi Gjinore në kuadër të tij, u konsideruan si mekanizma tejet të vlefshëm për avancimin e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e grave.

“Nisur nga partneriteti i shkëlqyeshëm me Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave në Departamentin Amerikan të Shtetit, u diskutua edhe për thellimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve të përbashkëta. Në takim me z. Kozloski u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Në veçanti u vlerësua lart roli dhe mbështetja e vazhdueshme e Kongresit për Kosovën”, njofton tutje Presidenca.

Mes tjerash u diskutua dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë, me qëllim të ballafaqimit dhe adresimit të suksesshëm të sfidave në këtë fushë.

“Ndërsa, në takim me zyrtarët në American Councils, u diskutua për bashkëpunimin shumë të vlefshëm në mes të dy vendeve në fushën e arsimit dhe mbështetjen e madhe që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën në këtë fushë ndër vite. American Councils është organizatë ombrellë e disa programeve të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetura nga Qeveria e ShBA-ve, në mesin e këtyre programeve është programi KAEF. Palët diskutuan për benefitet e jashtëzakonshme të këtyre programeve për vendin tonë, si dhe thellimin e bashkëpunimit përmes themelimit të një programi të praktikës në bashkëpunim me Zyrën e Presidentes”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika