Eren Karaibo sjell emocion në Radio Dukagjini, përformon këngë në 3 gjuhë!

E marta e muzikës live në Radio Dukagjini këtë javë solli një mysafir shumë të veçantë

E marta e muzikës live në Radio Dukagjini këtë javë solli një mysafir shumë të veçantë.

Emisioni “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin çdo të martë në studion e Radio Dukagjinit sjell artistë shumë të talentuar të cilët përformojnë live.

Kësaj here, me kitarën e tij i ftuar ishte këngëtari nga Prizreni, Eren Karaibo, i cili përformoi disa këngë. Ereni përformoi këngë të vjetra shqipe, këngë moderne, mirëpo talentin e tij e tregoi edhe me përformim të baladave në gjuhën turke e atë greke. Pos këtyre ai tregoi që ka përformuar këngë edhe në gjuhën boshnjake, e madje edhe atë ruse.

Përformancat e tij në publik kohëve të fundit janë rralluar, e arsye për këtë Ereni deklaroi të jetë fakti se nuk po dëshiron të vazhdojë të përformojë i vetëm me kitarë, por t’u kthehet përformancave me një bend.

Pas shumë coverave të cilët mund t’i gjejmë në rrjetet sociale, Ereni bën të ditur se tashmë ka realizuar këngën e tij të parë origjinale tek Florent Boshnjaku, dhe po punon që të realizojë një videoklip për këngën para se ta lansojë atë.

Pos muzikës artisti deklaroi se punon në një kompani të kasafortave në Prizren, që është prodhuesi i vetëm i kasafortave në Kosovë. Shtoi po ashtu se i pëlqen të merret me sport.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika